Përballja Ramos-Messi mund të rikthehet, kampionët e MLS bëjnë gati ofertën për spanjollin

PUBLIKUAR

Sergio Ramos pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në javët në vijim.

Mbrojtësi spanjoll është i lirë që prej përfundimit të sezonit 2022/23, kur u largua nga Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Ramos fillimisht ishte i lidhur me një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite dhe një ri-bashkim me Cristiano Ronaldon te Al-Nassr.

Megjithatë, interesimi i klubit saudit është ftohur dhe 37-vjeçari vazhdon të jetë pa skuadër.

Sipas “Mundo Deportivo”, lëvizja më e mundshme për ish-reprezentuesin e Spanjës këtë vit është që të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kampioni aktual i MLS-së, Los Angeles FC, thuhet se është gati të bëjë një ofertë për Ramosin, për një marrëveshje afatshkurtër – teksa detaje tjera nuk janë zbuluar ende. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...