Mehaj takon shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, ka takuar shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar.

Mehaj ka thënë se “blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka thënë se “pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...