Voziti veturën në shpejtësi 117 km/h – 28 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në Ferizaj, dje rreth orës 11:30 në aksin rrugor fshati Bibaj – Talinovc i Muhaxherëve, ka ndaluar shoferin F.Q (M/K) i moshës 28 vjeçar i cili me veturë ka bërë
tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...