Korrupsioni dhe terrorizmi, sfidat kryesore për Prokurorin e Shtetit

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie.

Sipas një komunikate nga Prokurori i Shtetit, ata kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

“Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Amerikan në Prishtinë se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi”.

“Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u diskutua për veprimet që po i ndërmerr Prokurori i Shtetit për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për rezultatet më të mira të punës në luftën kundër korrupsionit, të shënuara gjatë muajve të fundit, si dhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale”.

“Në anën tjetër, ambasadori Delawie, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi, duke theksuar se duhet të zbatohet ligji në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht pozitës së tyre në shoqëri”.

“Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi theksoi vendosmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe se është i vetëdijshëm me sfidat e shumta që ka sistemi prokurorial, por me punë të palodhshme të prokurorëve të shtetit dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i tejkalojnë të gjitha sfidat, duke dhënë rezultate në zbulimin dhe hetimin e veprave penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...