Brenda një dite dy të vdekur nga aksidentet me traktorë

PUBLIKUAR

Dy persona, njëri në Istog e tjetri në Gjilan, kanë humbur jetën tragjikisht, duke u aksidentuar me traktorë.

Rasti në Istog ka ndodhur rreth orës 12:20, viktima kishte rënë aksidentalisht nga traktori.  Me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Sipas mjekut kujdestar, viktima pasi që është pranuar në spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.

Ndërkaq, rasti në Gjilan ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe ishte vetaksident, viktima ishte pasagjer.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se shoferi derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur.

Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari, drejtuesi i traktori, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...