Tottenhami do ta shesë Kane këtë verë, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim të kontratës

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur do të duhet të shesë Harry Kane këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me klubin.

Ky lajm padyshim se është i mirëpritur për Bayern Munichin, që po vazhdon me përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin anglez, transmeton Gazeta Express.

Gjigantit gjerman i janë refuzuar dy oferta nga Tottenhami deri më tani.

Megjithatë, besohet se Kane i ka dhënë fjalën “Bavarezëve” se dëshiron të bashkohet me ta dhe nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re me londinezët.

“The Telegraph” ka raportuar se pronari i Tottenhamit, Joe Lewis, ka informuar Daniel Levyn se duhet ta shesë 29-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, nëse nuk mund të arrihet marrëveshja për një kontratë të re.

E thënë thjesht, Lewis nuk është i përgatitur të shohë yllin më të madh të klubit të largohet falas në vitin 2024 dhe synon që së paku të fitojë financiarisht nga shitja e tij.

Tottenhami besohet se kërkon 100 milionë euro për shitjen e kapitenit të tyre.

Kësisoj, tani Bayerni pritet të bëjë një ofertë të tretë që mund të jetë mbi 100 milionë euro. Nëse kjo ndodh, Daniel Levy mund të ndihet i detyruar të pranojë dhe të ndjekë urdhrat nga pronari i klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...