Një grua tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

PUBLIKUAR

Një grua në Prizren ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi konfirmoi për Telegrafin, se gruaja gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Siç konfirmoi Policia, gruaja ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi.

“Më datën 23.07.2023, rreth orës 15:00 policia është informuar se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit gjendet një viktimë femër, e moshës 53 vjeçare, për shkak se gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e përdorimit të medikamenteve. Dyshohet se e njëjta me anë të medikamenteve ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi”, theksoi ai

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se, djalit të saj i është vazhduar paraburgimi për një rast kanosje -dhunë në familje.

“Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dal në vendngjarje dhe rasti është nën hetime”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...