Interi po planifikon të dërgojë ofertë për Toloin

PUBLIKUAR

nteri raportohet se po mendon seriozisht të dërgojë një ofertë në Atalanta për Rafael Toloin.

“Nerazzurrët” humbën dy mbrojtës këtë verë – Danilo D’Ambrosion dhe Milan Skriniarin. Ata kanë gjetur tashmë një zëvendësues, Yann-Aurel Bisseck, por është e qartë se nevojitet edhe një tjetër përforcim, transmeton Gazeta Express.

Interi kishte shprehur interesim për mbrojtësin tjetër të Atalantas, Merih Demiral, por pas bisedimeve fillestare mes klubeve u bë e qartë se një marrëveshje nuk do të ishte e lehtë për t’u arritur.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Interi tani po mendon se një marrëveshje për Toloin do të ishte më e pëlqyeshme për Atalantan, kështu që tani “zikaltërit” po konsiderojnë dërgimin e një oferte.

32-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Bergamo dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet këtë verë.

Ai vlerësohet se do të ishte i përshtatshëm për mënyrën se si luan ekipi i Simone Inzaghit.

Bazuar në “Transfermarkt”, reprezentuesi i Italisë në treg vlerësohet me 6 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...