Vazhdon të jetë stabil gjendja në lumin “Drenica”

PUBLIKUAR

Të reshurat e shiut që kanë filluar në orët e paraditës, janë duke u përcjellur në vazhdimësi nga stafi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë së bashku më njësitin e zjarrëfikësve. Me këtë rast, kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku i shoqëruar nga një ekip, kanë përcjellur për së afërmi zonat që preken nga vershimet në Komuën e Drenasit.

Për momemtin, gjendja në teren është stabile dhe niveli i ujit në lumin “Drenica” nuk ka dalë nga shtrati, për dallim nga herave të tjera. Deri më tani njësitet e emergjencave janë duke bërë përpjekje për intervenim, në lagjën Krasniqi të fshatit Vukoc, ku pas reshjeve të fundit, është bërë bllokimi i kanalizimit dhe ujërat kanë dalë në siperfaqe. Ekipet emergjente të DSHPE-së së abshku më njësitin e zjarrëfikësve janë në terën dhe janë duke e përcjellur për së afërmi gjendjen.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...