Sveçla pas vizitës në Veri: Vendosmëria e policisë ma shtoi energjinë për projektin tonë të shtetimit

PUBLIKUAR

Ministri i Punnëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është lajmëruar sot nga veriu i kosovës ku edhe ka vizituar zyrtarët e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit.

Në profilin e tij zyrtar, Sveçla ka shkruar se vendosmëria e policëve përbën një nga garancitë e Republikës së Kosovës. Sveçla ka thënë se po synohet bashkarisht që Kosova të jetë shembull i demokracisë ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri dhe barazi pa dallim.

Kreu i MPB është shfaqur mjaft entuziast pas kësaj vizite në veri, duket hënë se vendosmëria e zyrtaëve policorë ia ka shtuar edhe më shumë bindjen dhe energjinë për “projektin tonë të shtetimit”

Sipas Sveçlës, Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti.

“Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.

Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shrkaru Sveçla./Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...