Kane e refuzon ofertën e Tottenhamit, e do veç Bayernin

PUBLIKUAR

Harry Kane e ka refuzuar ofertën e re të Tottenhamit për vazhdimin e kontratës.

“Spurs” ia ofruan sulmuesit anglez 300 mijë funte në javë, por lojtari e ka ndërmend ta mbyllë eksperiencën me londinezët, njofton mediumi britanik “Times”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi anglez kishte kërkuar të largohej nga Londra qysh në verën e vitit 2021, por drejtuesit e klubit e kishin refuzuar ofertën e Manchester Cityt në atë kohë.

Vitin e kaluar, lojtarin e donte Manchester United, por prapë nuk pati asgjë konkrete.

E tash, presidenti Daniel Levy do të jetë i detyruar ta shesë yllin anglez, i cili nuk po pranon ta vazhdojë kontratën e as të qëndrojë më në Tottenham.

Gjiganti bavarez e sheh Kanen si pasardhës ideal të Robert Lewandowskit, i cili ishte larguar vitin e kaluar nga “Allianz Arena” për të përfunduar në Barcelonë.

Kane i ka edhe 12 muaj kontratë dhe Tottenhami do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë kësaj vere pasi në të kundërtën, vitin tjetër mund ta humbasë pa para nëse ai s’e vazhdon kontratën aktuale.

29 vjeçari i ka realizuar 280 gola në 435 ndeshje me Spurs, ndërsa ka qenë tri herë golashënuesi më i mirë i Premierligës, pa arritur fatkeqësisht ta fitojë asnjë trofe të rëndësishëm në karrierë deri tash. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...