Osmani takon Hovenier: Diskutuam për vazhdimin e koordinimit – institucionet dhe SHBA synojnë shtensionimin në Veri

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Tema kryesore në këtë takim ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.

Por ndër tjerash është folur edhe për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Siç ka njoftuar presidenca, është thënë se do të vazhdojë bashkërendimi i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

”Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

”Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...