Jo veç me Bislimin e Petkoviqin, Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar në Bruksel me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të  cilin ka biseduar lidhur me raundin e fundit të bisedimeve me palën kosovare.

Vuçiq ka thënë pas takimit se Beogradi vazhdon të insistojë në hapat konkretë për mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kam folur me Lajcak për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të  arritura deri më tani”, tha ai në rrjetin social, transmeton Telegrafi.

Takimi mes Lajçakut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Bisedimet u zhvilluan ë nivel të negociatorëve kryesorë, por ato përfunduan pa një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...