Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohen tre persona dhe sekuestrohet një armë zjarri

PUBLIKUAR

Përleshje fizike ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Policia thotë se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, ndërsa njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor.

Po ashtu është sekuestruar  edhe një armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës njësiti kompetent, ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit”, ka thënë Policia.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...