Kim zyrtarizohet te Bayerni

PUBLIKUAR

Kim Min-jae edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munichit.

Kampionët e Gjermanisë zyrtarizuan sot transferimin e jugkoreanit nga Napoli, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ai do të bartë fanellën me numrin 3.

Sipas raportimeve, ky transferim i ka kushtuar 50 milionë euro “Bavarezëve”.“FC Bayern është ëndrra e çdo futbollisti. Me të vërtetë po pres me padurim gjithçka që më pret në Mynih. Për mua do të thotë një fillim i ri, do të vazhdoj të zhvillohem këtu. Në bisedimet me klubin më është bërë e qartë që në fillim se sa i madh është interesimi për mua. Qëllimi im i parë është të bëj shumë ndeshje. Përveç kësaj, unë dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur”, u shpreh 26-vjeçari pas prezantimit te Bayerni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...