Prezantim madhështor i Messit në Inter Miami

PUBLIKUAR

Lionel Messi është prezantuar edhe zyrtarisht tek ekipi i tij i ri, Inter Miami.

Klubi amerikan e përgatiti një pritje madhështore për yllin argjentinas, shkruan “Gazeta Express”.

“Ua prezantojmë numri 10 të ri të Inter Miamit numrin 10 të ri të Amerikës dhe numrin 10 më të mirë në botë, Lionel Messi”, tha spikeri i stadiumit.

36 vjeçari vendosi ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane MLS duke u larguar nga Evropa, aty ku e kaloi krejt karrierën, ndonëse kishte ofertë për t’u rikthyer tek Barcelona.

Gjithashtyu, ai hoqi dorë edhe nga oferta e majme që i erdhi nga Arabia Saudite.

Messi u ndie i emocionuar nga pritja që iu bë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin për ta ndihmuar ekipin e tij të ri, i cili nuk po kalon momente të mira në fushën e blertë.

Klubi amerikan e konsideroi këtë si transferimin më të madh ndonjëherē, ndërsa kampionit të botës iu rezervua një mural gjigant në shenjë falënderimi dhe nderimi për vendimin e tij që të luajë në Inter Miami. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...