Kryetari i Prishtinës bën apel: Kufizoni lëvizjet dhe përshtatni shpejtësinë në komunikacion

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet nëpër qytet dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion.

Kjo pasi që sipas kryetarit të Prishtinës, duke u thirrur në informatat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot janë paralajmëruar reshje të mëdha, maksimumi i të cilave do të arrijë në ora 18.00.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar reshje të mëdha shiu për sot, e hënë, 7 mars 2016. Këto reshje do ta arrijnë maksimumin në ora 18:00.

Si pasojë e reshjeve parashihen vërshime në pjesë të ndryshme të vendit. Vërshimet mund të shkaktojnë vështirësi të përkohshme qarkullimi dhe dëme materiale.

Lusim qytetarët që të kufizojnë lëvizjet gjatë këtyre reshjeve dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion.

Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie me ekipet e veta dhe për çdo problem do të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Për çdo nevojë eventuale ju lutem na lajmëroni në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44. Thirrjet janë falas nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe asaj mobile. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...