Mane drejt largimit nga Bayerni, Al-Nassr synon të nënshkruajë me senegalezin

PUBLIKUAR

Al-Nassr raportohet se po kërkon të nënshkruajë me Sadio Manen këtë verë.

Senegalezi, i cili nuk ia doli të lë gjurmë në sezonin e tij të parë me Bayern Munichin, besohet se ka gjasa të mëdha që të largohet, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “Ariadhiah”, Al-Nassr po rrit interesimin për Manen dhe pritet të shihet në vazhdim se cila do të jetë oferta e klubit.

Klubi nga Arabia Saudite momentalisht e ka të ndaluar të nënshkruajë me futbollist të ri, derisa të paguajë shumën që i detyrohen Leicester Cityt për Ahmed Musa.

Megjithatë, kjo nuk duket se do t’i paraqesë problem Al-Nassr që të sjellë yje tjerë në ekip, pasi FIFA ka bërë të diur se pezullimi do të hiqet pasi të shlyhet tarifa, e cila thuhet se është vetëm 400 mijë funte.

Ndryshe, Mane me Bayern Munichin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

31-vjeçari shënoi 12 gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime te “Bavarezët”, në 38 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...