Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave temperaturat në vendin tonë do të jenë të larta.
Sipas IHMK-së në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.
“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara”, thuhet në njoftim.


