Në qytetin e Ferizajit një qytetar ka njoftuar organet e sigurisë se në shtëpinë e tij ishte kryer një vjedhje.
Atij i janë vjedhur gjëra me vlerë të konsiderueshme, shkruan lajmi.net.
Të deklaruara si të vjedhura janë, para, stoli ari dhe orë të shtrenjta.
Njoftimi nga policia:
“Ferizaj 15.07.2023- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur : para të gatshme, stoli ari dhe shtatë disa orë dore, vlera e konsiderueshme. Është njoftuar prokurori dhe është rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net


