Wenger vazhdon të besojë në titull

PUBLIKUAR

Arsene Wenger beson se Arsenali ende ka gjasa ta fitojë Ligën Premier, përkundër se ka mbetur tetë pikë prapa Leicester Cityt.

Topçinjtë luajtën baras (2-2) në derbin ndaj Tottenhamit, gjë që i shërbeu liderit  që e mposhti Watfordin në fundjavë.

Ekipi i francezit është duke pritur qe 12 vite për titull dhe trajneri vazhdon të shpresojë për ta fituar kampionatin këtë edicion.

“Kampionati është larg përfundimit. E kemi mposhtur dy herë Leicesterin… Ne nuk do të dorëzohemi në kampionat. Do të luftojmë deri në fund”, ka deklaruar Wenger.

Ndeshja e radhës e Arsenalit është në Kupën FA kundër Hull Cityt, ndërsa brenda 11 ditëve të ardhshme do të zhvillojë katër takime – duke përfshirë edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...