PSG-ja interesohet për Bonon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Paris Saint-Germaini raportohet se po synon të nënshkruajë me Yassine Bounou.

Kampionët francezë janë në kërkim të një portieri të dytë dhe marokeni shihet si një opsion i mundshëm, transmeton Gazeta Express.

“RMC Sport” ka raportuar se bisedimet mes drejtuesve të PSG-së dhe Bounout kanë filluar tashmë, me parisienët që kanë treguar interesin e tyre të fortë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Situata e vështirë financiare e Sevillas vlerësohet se mund të lehtësojë transferimin e 32-vjeçarit në “Parc des Princes”.

Çmimi i kërkuar për Bounoun thuhet se është rreth 15 milionë euro, një tarifë që PSG-ja duket e gatshme që ta paguajë.

Transferimi i reprezentuesit të Marokut do të forconte listën e portierëve të PSG-së, por edhe do t’ia shtonte konkurrencën portierit të parë, Gianluigi Donnarumma.

Trajneri i ri i ekipit nga kryeqyteti i Francës, Luis Enrique, raportohet se ka ndarë opinionin e tij për objektiva të ndryshëm të transferimeve, duke theksuar nevojën për të forcuar skuadrën.

Ndryshe, Bono me Sevillan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...