Aubameyang mund të rikthehet në Francë, klubi i njohur shpreh interesim për të

PUBLIKUAR

Pa asnjë shenjë të një marrëveshjeje me Alexis Sanchezin për një zgjatje të kontratës, Marseille ka nisur të mendojë për opsionet për të udhëhequr sulmin sezonin e ardhshëm.

Klubi francez raportohet se ka identifikuar Pierre-Emerick Aubameyang si një opison të mundshëm, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi nga Gaboni, që iu bashkua Chelseat vitin e kaluar, nuk është se ka lënë gjurmë dhe klubi është i hapur për largimin e tij.

Ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por besohet se nuk bënë pjesë në planet e “Bluve”.

“L’Equipe” ka raportuar se kontakti fillestar është bërë dhe Aubameyang mund të rikthehet në Ligue 1.

Trajneri i ri Marseillet, Marcelino, thuhet se e sheh 34-vjeçarin si futbollist që do t’i përshtatej formacionit 4-4-2, që ai dëshiron të zbatojë.

Për sulmuesin e Chelseat interesim raportohet se ka edhe nga Arabia Saudite dhe duke marrë parasysh aspektin financiar, kjo mund ta pengojë Marseillen në misionin për transferimin e Aubameyangut. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...