Konfiskohen dy automjete me filtra të cigareve në veri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht njësia kufitare-NJNSH, gjatë patrullimit në fshatin Koshtovë- Leposaviq ka ndaluar tri automjete të dyshuara.

Gjatë realizimit të kontrollit të këtyre automjeteve është konstatuar se kanë të ngarkuar paketa me filtër të cigareve. Sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit-Serbi në fshatin Soqanicë-Leposaviq, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete për destinim në Mitrovicë.

Rasti është trajtuar nga njësitë e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Leposaviq.

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre konfiskohen dy nga automjetet dhe malli, përderisa është iniciuar rasti ”Tregti e ndaluar” në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...