Përjashtohen veteranët nga paga minimale, reagon OVL–UÇK

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për pagën minimale në Kuvendin e Kosovës.

Klinaku ka thënë se ashtu siç është njoftuar nga mediat, deputetët e këtij pushteti, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se do të takohen me organet drejtuese dhe do të vendosin për hapat e mëtejmë.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, ky ligj parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit, Ministria e Financave do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual.

Pra, veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...