Dhuna në Kuvend, reagon Ambasada amerikane

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar për dhunën e përdorur sot në Kuvend mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së,

Ai shkruan se dhuna nuk është kurrë një mjet për të shprehur mosmarrëveshjet.

“Keqardhje të shohësh se cka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos më binte ta them këtë:  përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori thotë se është normale të ketë dallime të forta në demoraci, por ato duhet zgjidhur në formë tjetër.

“Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen nëpërmjet diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, thuhet në postimin e Hovenierit.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...