Muja hedh fajin tek PDK-ja për sulmin në Kuvend

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas përleshjes fizike në mes të deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Muja tha se kjo ka ardhur si rezultat i “i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo”.

“E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit”, ka shkruar Muja në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Muja hedh fajin tek PDK-ja për sulmin në Kuvend

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.

Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.

Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...