Interi ia propozon një “pako” të re Chelseat për Lukakun

PUBLIKUAR

Interi e ka dërguar një ofertë të re për Romelu Lukakun tek Chelsea.

Nënkampioni evropian e ka bërë një propozim të një “pakoje” prej 30 milionë eurosh, shkruan “Gazeta Express”.

“Nerazzurri” shpresojnë që ta finalizojnë marrëveshjen me “Blues”, ndërsa palët po i vazhdojnë negociatat rreth shumës së transferit dhe bonuseve.

“Të Kaltrit” nuk duan ta huazojnë më përfaqësuesin belg dhe duan ta shesin menjëherë atë.

Edhe Interi e ka ndërmend ta blejë një herë e mirë ish-futbollistin e Evertonit dhe të Manchester Unitedit.

Lukaku ka hequr dorë nga ofertat e majme nga Arabia Saudite pasi dëshiron të qëndrojë në Itali, i vendosur për ta treguar veten në eksperiencën e dytë tek Zikaltrit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...