Vrasje në tentativë ne Podujevë, i dyshuari në arrati

PUBLIKUAR

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Sibovc të Podujevës, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një  person.

Vetura e viktimës sipas policisë është qëlluar me pesë predha në bagazh.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Fsh. Sibofc, Podujevë 12.07.2023 – 19:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...