Ky është urimi i Bajramit për mësuesit!

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar.

Ai tha se në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip.

“Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për  edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë. Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...