Muriqi vjen me një postim pasi i nisi përgatitjet me Mallorcan

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi iu bashkua dje ekipit të Mallorcas në grumbullimin e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Sulmuesi kosovar ishte i pranishëm në stërvitjen e parë dhe dukej i përkushtuar për ta nisur sa më mirë këtë fazë përgatitore.

Ndërkohë, prizrenasit e ka bërë një postim në “Instagram”, përmes së cilës i zbuloi edhe disa fotografi duke ushtruar, shkruan “Gazeta Express”.

“Dita e parë e këtij sezoni. Në barkën time”, ka shkruar “Pirati”.

Muriqi e pati një sezon fantastik në La Liga duke i realizuar 15 gola aty, por edhe një në Kupën e Mbretit, ndërsa i kishte në total edhe katër asistime.

Ai po kërkohet nga disa klube, mbi të gjitha në Turqi nga Galatasaray e Fenerbahçe.

Mbetet të shihet nëse 29 vjeçari do ta vazhdojë qëndrimin në klubin ishullor spanjoll, ku është bërë idhull falë paraqitjeve fenomenale për një vit e gjysmë aty, apo do ta provojë një eksperiencë të re.

Ish-futbollisti i Lazios ndihet mjaft mirë në Mallorca, por në të kaluarën nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur prapë në Turqi, aty ku ndihet si në shtëpi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...