Terry mungon ndaj PSG-së

PUBLIKUAR

Kapiteni i Chelseat, John Terry, pritet të mungojë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit. Këtë informacion e ka konfirmuar Guus Hiddink.

Lëndimi e ka mbajtur qendërmbrojtësin jashtë fushe në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Trajneri nuk pret që 35-vjeçari të jetë i aftësuar për ndeshjen e të mërkurës në Stamford Bridge.

“Nuk mendoj se John do t’ia dalë të mërkurën. Deri më tash nuk e kemi përfshirë në listë”.

“Kur të jetë i gatshëm, ndoshta të martën, ai do të luajë në një ndeshje stërvitore, por nuk mendoj se do t’ia dalë”.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë për fundjavën e ardhshme”, ka thënë Hiddink. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...