Në Gjinekologji vdes 27-vjeçarja, rasti në Prokurori

PUBLIKUAR

Ende nuk ka përfunduar raporti i Mjekësisë Ligjore që do të qartësojë vdekjen e mësueses 27-vjeçare nga Gjilani, e cila ndërroi jetë më 3 mars 2016, pak orë pasi lindi beben e saj në Spitalin e Gjilanit. Prokuroria po e cilëson vdekjen si të dyshimtë dhe po heton për neglizhencë mjekësore

Ajo nuk ka arritur të shohë as edhe një herë fytyrën e foshnjës që solli në jetë. 27-vjeçarja nga Gjilani, ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi lindi beben e saj të gjinisë mashkull, në Spitalin e Gjinekologjisë në Gjilan.

Derisa ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së mësueses Arbenita Spahiu, Prokuroria në Gjilan këtë vdekje e ka cilësuar të dyshimtë, duke urdhëruar kryerjen e obduksionit, shkruan “Zëri”.

Dyshimet e Prokurorisë janë se gruaja që lindi për herë të parë beben e saj në Spitalin Regjional në Gjilan më 3 mars 2016, ndërroi jetë si pasojë e një gjakderdhjeje që nuk u lokalizua edhe si rezultat i neglizhencës mjekësore.

Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë në Gjilan, ka thënë për “Zërin” se Prokuroria bazuar në dyshimet fillestare ka urdhëruar kryerjen e obduksionit.

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...