Menendez: Serbia të hetojë krimin e tmerrshëm ndaj vëllezërve Bytyqi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të ekzekutuar nga Serbia në vitin 1999.

Përmes një shkrimi në Twitterm, Mendez tha se presidenti serb, Akeksndar Vuçiq (atëherë kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq.

Ai tha se Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme.

“24 vjet më parë, vëllezërit dhe shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan pamëshirshëm në paraburgimin serb. Presidenti Vuçiq (atëherë Kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq. Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Më 23 qershor të vitit 1999, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës.

Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan pavetëdije kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje.

Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët.

Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...