Superliga fiton 110 mijë euro nga DigitAlb

PUBLIKUAR

5

Është nënshkruar të hënën kontrata mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kompanisë DigitAlb, e cila është fituese e tenderit për të drejtat televizive të Raiffeisen Superligës për edicionin 2014/2015.

Mirëpo, këtë herë, pjesë e këtij përfitimi do të jenë 11 skuadra të Superliga, pasi Prishtina ka zgjedhur RTK-në, për t’ia dhënë të drejtat televizive.

Kështu, ndeshjet e Prishtinës, DigitAlb do të mund t’i transmetojë vetëm kur ajo luan në udhëtim.

“Sipas kësaj kontrate do të përfitojnë 11 klubet e Superligës, ku nga shuma prej 110 mijë eurove 50 për qind e saj do t’u shpërndahet klubeve në mënyrë të barabartë, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për katër vendet e para sikur një vit më parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Tribuna.

DigitAlb sponsorizon Superligën prej dy vitesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...