Tejkaloi shpejtësinë dhe e postoi në TikTok, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

PUBLIKUAR

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, stacioni policor në Viti, kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tij, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë  dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h. 

Me këto veprime sipas policisë ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej 3 muaj”, njofton policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

 

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...