Arrestohet një 53-vjeçar në Ferizaj, kërkohej për posedim të narkotikëve

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte duke u kërkuar për posedim të narkotikëve, shkruan Gazeta Express.

I arrestuari është G.H., i moshës 53-vjeçar, i dënuar me burgim prej dy vjetësh.

“Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku”  në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar.  Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’  me dënim burgimi prej  dy (2 ) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...