Ancelotti do të bëhet selektor i Brazilit, zbulohet edhe data

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti do të bëhet selektor i ri i Kombëtares së Brazilit nga viti i ardhshëm.

Më saktësisht, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka njoftuar se trajneri italian do ta marrë në dorë ekipin “Seleçao” nga qershori i vitit 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka konfirmuar se Ancelotti do të bëhet përzgjedhës i kësaj Kombëtareje “duke filluar nga Copa America 2024”.

Përkohësisht, Kombëtaren në dorë do ta marrë trajneri aktual i Fluminenses, Fernando Diniz.

Me këtë rast, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit dhe Napolit do ta respektojë kontratën e tij me Real Madridin deri në fund të sezonit 2023/24.

E më pas, “DonCarlo” do të zhvendoset në Amerikën e Jugut në tentim që ta fitojë Botërorin 2026 me Brazilin.

Ancelotti konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...