Interi e kërkon sërish huazimin e Lukakut, por me opsionin e blerjes së detyrueshme

PUBLIKUAR

Interi ka vendosur që të gjej një marrëveshje të re për Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg është rikthyer te Chelsea pasi e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te klubi italian, transmeton Gazeta Express.

Ai me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Interi do të tentojë të arrijë një marrëveshje të re me klubin londinez për Lukakun.

Negociatat mes klubeve thuhet se do të rifillojnë në ditë në vijim.

Plani i “Nerazzurrëve” thuhet se është që të huazojë 30-vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm, por që në marrëveshje të përfshihet opsioni i blerjes së detyrueshme.

Megjithatë, gjithçka është ende në fazat e hershme dhe mbetet të shihet në vazhdim se si do të shkojnë bisedimet mes Interit dhe Chelseat. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...