Iniesta mund t’i bashkohet Messit dhe Busquetsit te Inter Miami

PUBLIKUAR

Andres Iniesta mund të ribashkohet me Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin.

Ditë më parë, 39-vjeçari i dha fund qëndrimit pesë-vjeçar te klubi japonez, Vissel Kobe, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht moshës, ai nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe tani po shqyrton mundësitë për të ardhmen.

Sipas “RAC1”, Iniesta ka dy oferta para tij: një nga Inter Miami dhe një tjetër nga një klub nga Arabia Saudite, emri i të cilit nuk u zbula.

Nëse mesfushori veteran vendos të kalojë në MLS, ai do të ribashkohej me Messin dhe Busquetsin, me të cilët luajti për disa vite te Barcelona.

Iniesta do të luante gjithashtu nën drejtimin e Tata Martinos, i cili e drejtoi Barçën gjatë sezonit 2013/.

Inter Miami vlerësohet se mund të ishte një fund i përshtatshëm përshtatshëm për karrierën e shkëlqyer të Iniestas, nëse ai do të bashkohej sërish me shokët e tij.

Mbetet për t’u parë nëse ai do ta pranojë propozimin e Inter Miamit, apo do të bëhet lojtari i radhës që shkon në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...