Sunak: Më shqetëson veçanërisht situata në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeministri britanik ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës.

Këto komente, Rishi Sunak i bëri gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët patën rastin ta marrin në pyetje.

Ai u pyet nëse ka dështuar parandalimi i tensionimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Sunak thotë se është veçanërisht i shqetësuar nga situata në veri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm (James Cleverly, shën.red.) u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, citohet të ketë thënë Sunak në këtë komision, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në lidhje me misionin ushtarak të BE-së në Bosnje e Hercegovinë, ai tha se Britania e sheh të njëjtin si qenësor për stabilitetin në rajon.

Ai u pyet nëse do të dërgojë një ndërmjetës special për procesin e paqes, ndërsa Sunak u përgjigj: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte e hapur për një gjë të tillë, në një kohë kur mund të jetë e dobishme”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...