KFOR njofton për stërvitje ushtarake në perëndim të Kosovës

PUBLIKUAR

Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim (RC-Ë), do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 04 deri më 06 korrik 2023.

Në njoftim thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë i cili do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive, raporton Klan Kosova.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamusës, Deçanit, Gjakovës, Dragasit, Elez Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me mjete tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamusës.

Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Tutje, KFOR-i shton se është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një siguri dhe mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...