Alternativa e Frattesit/ Mourinho e pëlqen mesfushorin e PSG-së

PUBLIKUAR

Roma mund të tentojë transferimin e Renato Sanchesit këtë verë.

Klubi italian është në bisedime për transferimin e Davide Frattesit, por ende nuk ka ndonje marrëveshje të arritur, transmeton Gazeta Express.

Për mesfushorin e Sassuolos në garë janë edhe Interi e Milani. Të tre klubet e kanë bërë prioritet 23-vjeçarin.

Por, nëse dështon me Frattesin, Roma ka si alternativë Renato Sanchesin – ka raportuar Gianluca Di Marzio.

Trajneri Jose Mourinho thuhet se e pëlqen mesfushorin e Paris Saint-Germainit dhe një lëvizje mund të bëhet.

25-vjeçari me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Bazuar në “Transfermarkt”, portugezi në tregun e transferimeve vlerësohet me 15 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...