Loftus-Cheek zyrtarizohet te Milani

PUBLIKUAR

AC Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ruben Loftus-Cheek këtë të premte.

Anglezi me klubin italian ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, shkruan Gazeta Express.

Siç është raportuar më herët, marrëveshja për transferimin e 27-vjeçarit nga Chelsea te Milani ka vlerën e 16 milionë eurove, plus 4 milionë tjera në formë të bonuseve.

Për mesfushorin do të jetë kjo aventura e tij e parë jashtë Anglisë.

Loftus-Cheek është produkt i klubit të Chelseat. Ai ka luajtur si i huazuar edhe te Crystal Palace e Fulham. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...