PSG-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, Al-Khelaifi kërkon përgjigje të shpejt nga Mbappe për të ardhmen

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini po pret një përgjigje të shpejtë nga Kylian Mbappe  për të ardhmen e tij, duke informuar nënën dhe agjenten e tij, Fayza Lamari, se kapiteni i Francës duhet të marrë një vendim; të zgjasë kontratën ose të largohet nga klubi këtë verë.

E ardhmja e yllit francez në “Parc des Princes” mbetet ende e paqartë, transmeton Gazeta Express.

Mbappe ka informuar klubin se nuk do të rinovojë kontratën, e cila skadon në vëren e vitit të ardhshëm.

Kësisoj, PSG-ja është e interesuar që ta shesë këtë verë, për të mos e humbur falas vitin tjetër.

Kësisoj, sipas “Les Parisien”, pozicioni i presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi nuk ka ndryshuar.

Mesazhi i dërguar lojtarit dhe rrethit të tij është i qartë: Mbappe zgjat kontratën ose largohet këtë verë. Ndërsa vendimi i takon ish-lojtarit të Monacos, pasi Al-Khelaifi ka sqaruar situatën.

Parisienët janë duke pritur për vendimin e reprezentuesit të Francës, i cili deri tash duket se nuk ka vendosur.

Real Madridi mbetet klubi favorit për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Monacos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...