Chelsea e dëshiron Osimhen, klubi londinez do të nisë bisedimet me Napolin javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se është e gatshme për të nisur misionin për transferimin e Victor Osimhen.

Agjenti i sulmuesit u takua me presidentin e klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës dhe për të vendosur çmimin e largimit të mundshëm të nigerianit, transmeton Gazeta Express.

Siç u raportua nga mediat italiane ditë më parë, çmimi i vendosur është 150 milionë euro.

Sipas gazetarit nga “Sky Sport Italia”, Massimo Marianella, ka raportuar se Chelsea nuk ka frikë nga çmimi i kërkuar dhe do të kontaktojë Napolin javën e ardhshme për të marrë një ide më të qartë të situatës.

Mirëpo, “Blutë” nuk janë të vetmit në garën për transferimin e Osimhen – pasi për të interesim ka shfaqur edhe Manchester United, kurse transferimin e tij mund ta kërkojë edhe Paris Saint-Germaini nëse Kylian Mbappe largohet.

Tottenham Hotspur thuhet se mund të futet gjithashtu në garë për transferimin e 24-vjeçarit, pasi nga ky klub mund të largohet Harry Kane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...