Arsenali arrin marrëveshje me Timber, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Jurrien Timber ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin. Kështu ka raportuar këtë të diel gazetari nga mediumi holandez “Telegraaf”, Mike Verweij.

Sipas tij, 22-vjeçari është pajtuar për një kontratë deri në verën e vitit 2028, shkruan Gazeta Express.

Timber gjithashtu është pajtuar që paga e tij të jetë 8 milionë euro, që është dyfishi i asaj që merr te Ajaxi.

Tani, Arsenali duhet të arrijë marrëveshje edhe me Ajaxin për çmimin e transferimit të holandezit.

Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Topçinjtë” pritet që së shpejti të dërgojnë ofertën e dytë.

Sipas Verweij, një marrëveshje mes dy klubeve mund të arrihet për çmimin prej 45 milionë eurosh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...