Milani nis bisedimet me Florentinon

PUBLIKUAR

Milani raportohet se ka nisur bisedimet me mesfushorin e Benficas, Florentino Luis.

Nga “San Siro” së fundmi u largua Sandro Tonali dhe klubi italian tani duhet të përforcohet në mesfushë, duke shtuar edhe faktin se Ismael Bennacer do të humbasë muajt e parë të sezonit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, një lojtar i ndjekur nga afër nga Milani është Florentino i Benficas, me të cilin ata tashmë kanë hapur bisedimet për të shikuar mundësinë e një lëvizjeje të mundshme.

Klubi portugez thuhet se kërkon rreth 30 milionë euro për 23-vjeçarin.

Mesfushori me nënshtetësi portugeze ka kontratë të vlefshme me Benfican deri në verën e vitit 2027.

Në sezonin e fundit, mesfushori defensivë mungoi vetëm në një ndeshje – teksa regjistroi 54 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...