Koulibaly – Al Hilal, mungon veç zyrtarizimi

PUBLIKUAR

Vazhdojnë largimet nga Premierliga, më saktësisht nga Chelsea, me destinacion Arabinë Saudite.

Pas zyrtarizimit të N’Golo Kantes në Al-Ittihad, shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i një tjetër futbollisti të “Blues” në Pro Saudi League.

Po flasim për Kalidou Koulibalyn, i cili do të transferohet në klubin saudit, Al Hilal, shkruan “Gazeta Express”.

33 vjeçari ishte transferuar vitin e kaluar në “Stamford Bridge” nga Napoli, ndërsa spekulohej se në këtë verë do të rikthehej në Serie A për t’iu bashkuar Interin.

Por, futbollistin afrikan e tërhoqi oferta e majme që i arriti nga Arabia Saudite, ku synon t’i kalojë vitet e fundit të karrierës.

Drejt Arabisë Saudite po shkon edhe mesfushori ofanziv i Chelseat, Hakim Ziyech. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...