Egzon Belica largohet nga Prishtina

PUBLIKUAR

Egzon Belica është largimi i radhës nga FC Prishtina.

Klubi kryeqytetas zyrtarizoi largimin e qendërmbrojtësit pas skadimit të kontratës së tij, shkruan Gazeta Express.

Belica ishte pjesë e Prishtinës nga shtatori i vitit të kaluar.

32-vjeçari nga Struga me ekipin “bardhekaltër” e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“𝙁𝙖𝙡𝙚𝙢𝙞𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙩 𝙀𝙜𝙯𝙤𝙣!

FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata.

32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës.

Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...